Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Advertisement

Të shtunën ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë Kristë (Bardhec) Krasniqi nga fshati Nepole i Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë.
“Dje me 3 prill 2021, ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë Kristë (Bardhec) Krasniqi nga fshati Nepole. Ai ishte pjesëtar i Brigadës 135 Agim Zeneli në Zonën Operative të Dukagjinit, pjesëtar i TMK-së dhe aktivist i dalluar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 4 prill 2021, ora 16:00 në Varrezat e fshatit Nepole të Pejës”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së..

Advertisement
Advertisement

You May Also Like