Conor McGregor viktimë e talljeve në rrjetet sociale, disa nga to bëhen virale në rrjet

Mëngjesi i së dielës pritej me entuziazëm të madh nga dashamirët e sportit luftarak UFC, pasi rikthej irlandezi McGregor.

Megjithatë, rikthimi i luftëtarit të njohur si ‘The Notorious’ nuk ishte më i miri, pasi u mposht shpejt dhe lehtë nga kundërshtari i tij.

E gjitha ndodhi në raundin e dytë, kur luftëtari amerikan i dha disa goditje të njëpasnjëshme McGregorit, duke e mposhtur me nokaut.

E gjitha ndodhi në raundin e dytë, kur luftëtari amerikan i dha disa goditje të njëpasnjëshme McGregorit, duke e mposhtur me nokaut.Humbja nga Poirier ka bërë që irlandezi të bëhet objekt tallës në rrjetet sociale.
Shumë tifozë të sportit kanë krijuar disa ‘meme’ në rrjetet sociale ku McGregor shihet në vende të ndryshme.

Advertisement

Disa nga tifozët i thonë ‘zgjohu nga gjumi’ e disa të tjerë ‘ a po të dhemb’, janë disa nga mbishkrimet që i janë vënë në fotot montazh që i janë bërë irlandezit. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like