Breaking News :

nothing found
18-08-2022

Zaev: E kemi dhënë fjalën, grafa etnike në letërnjoftime do të bëhet

Advertisement

Nuk ka dyshime, sepse e kemi dhënë fjalën dhe argumentet që janë dhënë për vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime ende qëndrojnë. Kështu kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se nuk ka kthim mbrapa në këtë proces.

Ai ka sqaruar se ndryshimet janë edhe në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, pasi siç ka sqaruar edhe në disa raste, sepse maqedonase/qytetar i Maqedonisë së Veriut do të respektohet edhe këtu.

“Argumentet mbeten në fuqi. Kemi dhënë fjalë. Janë mbajtur takime me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Janë projektuar afate të implementimit se si ajo duhet të implementohet. Si ndryshohen formularët? Cili është procesi? Detajet mundet të kumtohen edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Zaev, transmeton TV21.

Advertisement

Read Previous

Pa votat e diasporës Vetëvendosje siguron 56 ulëse në Kuvend- Këta janë emrat e deputetëve

Read Next

PDK dhe LDK gjobiten për thyerje të heshtjes zgjedhore