Çmimi që paguan Lumnie Thaçi dhe familja e saj për lirinë e Kosovës

Estimated read time 2 min read

Thaçi-Gërxhaliu është akuzuar shpesh pa fakte, vetëm pse ishte gruaja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ndërsa, publiku kosovar kanë pak njohuri për kontributin e familjes Gërxhaliu për lirinë e Kosovës në luftën e fundit.

Në vazhdimësi Lumnije Thaçi-Gërxhaliu është sulmuar nga ‘armata e e Facebook’ut’, duke përdorur standarde të dyfishta ndaj grave në Kosovë. Ndryshe Thaçi-Gërxhaliu nuk ka qenë asnjëherë aktive në politikë, si shumë figura të tjera e që kontributi i tyre për Kosovën nuk duket askund.

Lumnije Thaçi-Gërxhaliu është pjesëtare e një familje e cila humbi shumë anëtarë në luftën e fundit të Kosovës në vitin 1999, por që pak kush ka njohuri për këtë.

Në Masakrat e vitit ’99, në fshatin Studime të Poshtme të Vushtrrisë, në tre sulmet serbe, u vranë dhe u ekzekutuan 145 shqiptarë, pleq, gra dhe fëmijë.

Vetëm nga familja Gërxhaliu të së cilës i takon Lumnija u ekzekutuan 37 anëtarë. Për atë që e sulmojnë pa argumente dhe që nuk e din, Thaçi i humbi: 1. Haki Gërxhaliu, vëllau 2. Xhevdet Gërxhaliu djali i vëllaut 3. Shaban Gërxhaliu, axha 4. Kadri Gërxhaliu djali i axhës 5. Sejdi Gërxhaliu djali i axhës 6. Nuhi Gërxhaliu, djali i axhës 7. Fahri Gërxhaliu djali i axhës 8. Nexhip Gërxhaliu, djali i axhës 9. Abdyl Gërxhaliu, djali i axhës Dhe shumë farefis të tjerë duke përfshirë edhe Selatin dhe Xhemail Gërxhaliu me familje./gazetametro.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like