“Civil”: Po zbatohet fushatë e parakohshme

Estimated read time 2 min read

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV, që duhet të mbahen më 17 tetor, ka filluar para kohë dhe e njëjta përbëhet nga tema të përgjithshme, nacionale dhe jo lokale. Kështu ka konstatuar Organizata Joqeveritare “Civil”, sipas të cilëve këto zgjedhje u ngjajnë më shumë zgjedhjeve parlamentare sesa atyre lokale.

“Bëhet një fushatë e zezë dhe partitë trajtohen sikur të jenë armiq për vdekje, shënohen një numër i madh dezinformatash, gjuhë e urrejtjes, ofendime dhe shpifje. Temat kryesore më të cilat merret kjo fushatë apo propagandë e zezë me siguri se nuk janë ofertat e kundërshtarëve politik por diskreditimi personal i kandidatëve si dhe debatet e përgjithshme polarizuese me të cilat është e okupuar shoqëria vite me radhë. Pothuajse çdo ditë shënohen porosi ultranacionaliste, ksenofobike dhe diskriminuese ndërsa në mesin e atyre që nxisin ka edhe parti politike, anëtarë dhe mbështetës të tyre.”,- deklaroi Diana Tahiri nga OJQ “Civil”. Nga “Civil” rekomandojnë që fushata të bëhet për tema lokale, politikanët të ndërpresin komunikimin e ashpër, ofendimet dhe shpifjet mes tyre, e t’ju drejtohen votuesve me mesazhe për çështjet reale lokale. Rekomandojnë që të respektohen të drejtat e fëmijëve dhe ata të lihen jashtë politikës, të mos keqpërdoren fatkeqësitë njerëzore për çështje politike, të respektohen masat kundër Kovid-19 të ndërtimet gjuha e urrejtjes,krijimi dhe përhapja e dezinformatave.

Advertisement

Ekipi i “Civilit”, nga 15 gushti deri më 20 shtatorë ka vërejtur rreth 1000 raste të gjuhës së urrejtjes në kontekstin e zgjedhjeve në rrjetet sociale edhe nga persona publik./ Tvm2

Advertisement
Advertisement

You May Also Like