Berisha: Lulzim Basha bën mirë të shkojë andej nga erdhi

Estimated read time 2 min read

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur sot me ovacione nga demokratët në Fier pasditen e sotme. Ai u prit nga kreu i PD-së në qytetin e Fierit, Luan Baçi, ndërsa shoqërohej nga Flamur Noka.

Gjatë takimit, z. Berisha tha se Lulzim Basha e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike, duke e zbritu partinë “në nivel minimal”. Madje, ish kreu i PD-së kërkoi falje publike për faktin që ka mbështetur Lulzim Bashën.

Për vendimin e SHBA-së, ish-kryeministri përsëriti se “është bazuar në shpifje dhe se nuk kanë fakte që provojnë fajësinë e tij”.

Sali Berisha po bën takime me demokratët në të gjitha qytetet e Shqipërisë, takime të cilat i ak emëruar “Foltorja”. Synimi i ish-kryeministrit është “të kthejë PD-në në vlerat e mëparshme”.

Advertisement

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën, të cilit i kërkoi të lë mandatin dhe të kthehet andej nga ka ardhur.

“Kemi një krizë të thellë, por do ta kapërcejmë të gjithë së bashku. Ky entuziazmi juaj është rikthimi i opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, peng-Basha më mirë të themi do jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Uroj të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi”, tha Berisha.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like