Bie dollari hyp nafta

Në tregjet e këmbimit valutor, vlera e dollarit ndaj vlerës së valutave ra ndjeshëm. Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e ekonomisë amerikane, kundrejt gjashtë monedhave të tjera më të rëndësishme botërore, këtë mëngjes është rreth 89.97 pikë, ndërsa dje në këtë kohë ishte 90.56 pikë. Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze u rrëzua nga 104,25 dje në 103,60 jen, raporton portali kroat Indeks.Monedha amerikane gjithashtu u dobësua kundrejt monedhës evropiane, kështu që çmimi i euros arriti në 1.2210 dollarë, ndërsa dje në këtë kohë ishte 1.2150 dollarë.
Nga ana tjetër çmimet e naftës, u rritën edhe më tej pas të dhënave të lëshuara dje për një rënie më të madhe të rezervave të naftës bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila rrit shpresat për kërkesë më të fortë.
Në tregun amerikan, çmimi i një fuçi u rrit me 1.1 përqind, në 53.80 dollarë, ndërsa në tregun e Londrës, fuçi u rrit me 1.3 përqind, në 57.30 dollarë. Këto janë nivelet më të larta të çmimeve që nga shkurti i vitit të kaluar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like