Bexheti i kërkon Artan Grubit tu sigurojë punonjësve paga

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar zv/ kryeministrin të Artan Grubi I cili u shfaq duke pastruar rrugët e {arshisë në Shkup. Ai thotë se Grubi këtë e bën për marketing politik dhe për famë.

“Nuk e di si është me punonjësit e ndërmarjes publike të Çairit, por ajo që mund ta them është se personalisht ma kanë denoncuar punonjës të ndërmarrjes publike Tetova, se ju vonohen pagat dhe për me shumë se 10 muaj Komuna e Tetovës nuk ju kishte paguar kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensional. Dhe kjo është detyra e Grubit dhe kolegëve të tij tju sigurojnë punonjësve paga, kushte dhe mundësi, dhe jo ti përbuzin ata”, shkruan Bexheti./Zhurnal

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like