Breaking News :

nothing found
30-09-2022

A do t`i prijë Albin Kurti listës së VV-së, tregon Albulena Haxhiu

Advertisement

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit, përcjell Kosova Post.

Haxhiu ka thënë se së shpejti do të caktohet data e zgjedhjeve dhe se ALbin Kurti do t’i prijë listës së Vetëvendosjes.

“Këto ditë caktohet data e zgjedhjeve të reja që do të jenë manifestim solemn i demokracisë ku Lëvizja VETËVENDOSJE!, listës që do t’i prijë Albin Kurti do të marrë mbështetjen e fuqishme popullore!”

Sipas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, lideri i LVV-së nuk do të ketë të drejtë të kandidojë për deputet pasi i njëjti është i dënuar me vendim të prerë brenda 3 viteve të fundit.

Reagimi i plotë:

Sot, u zyrtarizua ajo që e kemi thënë që nga 3 qershori i vitit 2020.
Një rast që do të mbahet mend në historinë e shkeljeve kushtetuese ku për më shumë se 6 muaj një qeveri e pazgjedhur e ardhur si pasojë e një pazari të madh me ish presidentin Thaçi, ia morën pa të drejtë vullnetin qytetarëve dhe fituesit të zgjedhjeve, por që pazari i tillë nuk iu eci gjatë sepse ditën e votimit nuk ishin as minimalisht në përputhje me kërkesat kushtetuese.

Vota e Etem Arifit e bënë 3 qershorin ngjarjen që bashkë me dekretin e Thaçit, kanë cenuar në themel frymën e demokracisë në Kosovë.
Qytetarët e kanë pritur më herët këtë vendim në mënyrë që pasojat të ishin minimale, por për arsye të pashpjeguara vendimi u publikua tek sot më 6 janar 2021!
Sikur ky vendim të ishte marrë në korrik 2020 të gjitha dëmet të cilat i kemi adresuar jo vetëm ne, por edhe qytetarët, do të ishin shmangur e veçanërisht heqja e reciprocitetit me Serbinë, keqmenaxhimi i pandemisë dhe jetët e humbura, vendosja në pikëpyetje e sovranitetit të Kosovës, ndërprerja e konceptimit të vetingut, pronësisa mbi Ujmanin, zvarritjet në themelimin e Institutit për krime lufte etj.
Tani është dita për të reflektuar thellë mbi këtë cenim të institucioneve të demokracisë sonë dhe për tu organizuar ashtu që kjo mos të ndodh kurrë më.

Në anën tjetër tentativa për të krijuar rrethana të paqena, të pabaza dhe të pasakta duke i futur gjithë dhe të gjitha veprat në një thes është e papranueshme dhe e gabueshme.
Ne çdo herë ju kemi paralajmëruar kur dikush ka tentuar të cenojë demokracinë dhe drejtën edhe pse kanë bërë obstruksione, në fund ka dalë ajo që kemi thënë dhe kështu do të jetë gjithnjë sepse ne jemi krahu i së drejtës dhe kurrë s’kemi synuar diçka që nuk na takon!
Këto ditë caktohet data e zgjedhjeve të reja që do të jenë manifestim solemn i demokracisë ku Lëvizja VETËVENDOSJE!, listës që do t’i prijë Albin Kurti do të marrë mbështetjen e fuqishme popullore!.

Burimi: https://kosovapost.net/a-do-ti-prije-albin-kurti-listes-se-vv-se-tregon-albulena-haxhiu/

 

Advertisement

Read Previous

Kimete Berisha: Eh moj turtulleshë!

Read Next

Rekord pozitiv në Maqedoni, për 24 orë shërohen 1689 persona nga Covid 19