• 12-05-2021

BDI: Më pak se 1.300 shqiptarë në procedurë për nënshtetësi, ligji i 2004 është zgjidhja

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që çështja e nënshtetësisë duhet të zgjidhet sipas modelit tashmë te suksesshëm nga viti 2004, i cili parashihte që një qytetar mund të pajiset me dokument të shtetësisë edhe përmes posedimit të një dëftese të kryerjes së shkollimit në
Republikën e Maqedonisë së Veriut, posedimit të librezës së mjekut, faturave të energjisë elektrike, ujësjellësit apo ngrohtores si dhe dokumente tjera të lëshuara nga ndonjë institucion shtetëror.

Siç e kemi thënë shpesh këto ditë, e vërteta rreth çështjes së shtetësive që nga viti 1991 e deri në vitin 2021 është kjo:

Nga viti 1991 e deri në vitin 2021 me dokumentin e shtetësisë, rrjedhimisht që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në 30 vitet e fundit, gjithsej 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e shtetësisë dhe vetëm 3.374 janë refuzuar.

Ndërsa në proces e sipër për tu pajisur me dokumentin e shtetësisë janë 2.674 kërkesa, nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë, pra më pak se 1.300 qytetarë.

Read Previous

Marrëveshja për shtetësinë do të ketë – ASH-AAA do të tërheqin amandamentet

Read Next

Zaev pas takimit: Kishim përparim të madh për shtetësinë

%d bloggers like this: