• 25-10-2021

Zaev pas takimit: Kishim përparim të madh për shtetësinë

Kryeministri Zoran Zaev pas takimi me liderët opozitarë shqiptarë, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi ka njoftuar, se sot ka përafrim të madh të qëndrimeve dhe se, gjatë kësaj jave pritet finalizimi i tekstit ligjor dhe gjatë javës së ardhshme ndaj të njëjti do të deklarohet Kuvendi.

“Mendoj se sot bëmë përparim serioz, sa i takon zgjidhjes së kësaj çështjes serioze. Analizat me të cilat hymë sot, në të cilat u panë detajet se sa qytetarë janë, sa ka prej atyre që kanë lindur këtu dhe jetojnë këtu, sa ka prej atyre që kanë arritur kurorë dhe janë kthyer prapa, kërkojnë shtetësi. I dorëzuam të gjitha variantet dhe para se gjithash dominuan praktikat evropiane. Do të tregojë një shembull. Te ne shtetësia fitohet me 8 vjet, kurse ka shtete ku ka 5 dhe 10 vjet, 7 vjet, 9 vjet, dhe të ngjashme. Do të nxirret mesatarja dhe në bazë të asaj mesatare do të ecim para. Them se definitivisht kemi arritur përparim, qëllimi është që deri në fund të javës të formohet ligjërisht teksti dhe javën e ardhshme Kuvendi të deklarohet ndaj të njëjtit”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Read Previous

BDI: Më pak se 1.300 shqiptarë në procedurë për nënshtetësi, ligji i 2004 është zgjidhja

Read Next

Serbia, Bosnja dhe Sllovenia zbusin masat anti-Covid

%d bloggers like this: