Tuesday, April 16 2024

Barcelona në krizë të madhe financiare

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë financiare që disa muaj.

Pandemia COVID-19 që ka kapluar gjithë globin ia ka vështirësuar edhe më shumë raportet financiare gjigantit katalunas.

Kësisoj për të larguar paksa krizën e madhe financiare, Barcelona është gati për ta shitur një futbollist të madh në janar, që do t’i siguronte atyre të ardhura të mira financiare.

Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho janë për momentin dy lojtarët që sigurojnë të ardhura të mira për Barcelonën.

Sulmuesi francez kërkohet nga PSG dhe disa skuadra angleze, ku nga shitja e tij Barcelona pretendon të fitojë rreth 100 milionë euro.

Advertisement

Ndërkohë një xhevahir i çmueshëm është edhe braziliani Philippe Coutinho.

Edhe për reprezentuesin brazilian ka oferta, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 80 milionë euro.

Mediat spanjolle kanë raportuar se njëra mes Coutinhos ose Griezmann do të shitet në janar nga Barcelona në mënyrë që klubi katalunas të fitojë disa miliona për të zbutur krizën e madhe financiare që i ka kapluar ata. /Telegrafi/

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

Një tjetër mjek humb jetën nga COVID-19 në Shqipëri

Identifikohen vjedhësit e veturave “Golf 5” në Shkup