Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper është treguar i ashpër me prokurorin e Speciales.
Ai ka thënë se ku janë pretendimet për trafikim të organeve njerëzore dhe shtëpinë e verdhë.
“Kur e shikojmë aktakuzën ku janë aktakuza për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpinë verdhë, sepse praktikisht kjo ishte aktakuza lidhur me lindjen e kësaj Gjykate. Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për këto raste”, tha avokati Hooper.
Advertisement
Hooper shtoi se ish-presidenti Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm dhe ai kundërshton gjithë këtë aktakuzë të paraqitur nga Prokuroria.
Advertisement
Advertisement