Avokati i Popullit: Policia ka shkel te drejtat e te burgosurve ne Idrizove

Estimated read time 1 min read

Bastisja në repartin gjysmë të hapur në burgun “Idrizovë” është bërë në fundjavën e fundit të tetorit kur disa nga të burgosurit kanë bërë rezistencë dhe janë mundur nga policia. Gjatë kontrollit u gjetën 63 aparate celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë.
Avokati i Popullit në raportin për ngjarjet në burgun “Idrizovë”, kur u lënduan policë dhe të burgosur, tha se janë tejkaluar kompetencat e policisë.

“Procesi i përpunimit të video-incizimeve ka përfunduar dhe do ta japim raportin. Fatkeqësisht, ka elemente të shkeljes së të drejtave në drejtim të tejkalimit të kompetencave të anëtarëve të MPB-së.

Advertisement

tha sot Avokati i Popullit Naser Ziberi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës “Roli mbikëqyrës i Avokatit të Popullit në sektorin e sigurisë nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve”.
I pyetur nëse kjo është arsyeja e gjendjes në burgun “Idrizovë”, Ziberi tha se nuk është i sigurt nëse kjo është arsyeja e vetme.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like