Haradinaj: Kurti dhe Sveçla janë rrenca

Estimated read time 2 min read

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Haradinaj tha deklaratat e Kurtit dhe Sveçlës mbi pagat e policëve të këtij njësiti ishin të pavërteta, derisa shtoi se Qeveria e Kosovës ka buxhet për t’i rritur pagat e Policisë së Kosovës.

“Çfarë rrencash janë, thotë e ka rrogën ashtu e ka kështu, trego drejt polici e ka rrogën 560 euro, ai që po shkon me vdekë në veri 560 euro e ka rrogën, e unë që jam deputet që ulem aty e kam nja 2 mijë euro, plus kam edhe asistent. Sa këshilltarë i ka Kurti sot? 50 këshilltarë i ka sot, sa ministri i ka? Që thoshte se qeveria e madhe po na harxhojnë, sa gjipa i ka Kurti? Ku po i kanë paret për ato dhe s’po ka pare për policinë që është duke vdekë atje, që familja e tyre nuk e din a kthehet, dhe del e rren thotë e ka rrogën kaq” tha Haradinaj në Klan Kosova.

Advertisement

Më tutje Haradinaj tha se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka familjarë në veri të vendit, prandaj me lehtësi i ofendojnë ata që po protestojnë për kushte më të mira të punës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like