22-vjeçarja shqiptare përplas me makinë për vdekje një person

Estimated read time 1 min read

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një 56-vjeçar.

Bëhet me dije se shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Advertisement

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours