ASH: Zaev t’i kërkojë falje administratës publike

Estimated read time 2 min read

Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), kanë reaguar kundër deklaratës së fundit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili në një konferencë për media tha se në eshalonin e parë dhe të dytë nuk ka korrupsion por që korrupsioni është i pranishëm te administrata publike. Nga ASH-ja, thonë se Zaev urgjentisht të tërhiqet nga akuzat e djeshme ndaj administratës publike dhe tu kërkojë falje të gjithë administratorëve. Të amnistosh ministrat e drejtorët nga korrupsioni dhe të akuzosh administratorët për vlerësimet e fundit të Stejt Departamentit është vetëm një tentim qyqar për të turbulluar opinionin dhe një goditje e rëndë për ata që edhe ashtu janë duke punuar nën presionin të vazhdueshëm dhe në kushte të mjerueshme. Në një kohë kur kemi dëshmi publike për ministra dhe drejtorë të korruptuar, funksionarë të shkarkuar dhe të dënuar, ish-drejtorin e Sigurimit Shëndetësor, “pacientin” që madje është avancuar dhe deri tek ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, deklaratat e këtilla të kryeministrit Zoran Zaev, tregojnë qartë se në Qeveri ka jo thjeshtë krim e korrupsion, por krim të organizuar”, deklarojnë nga ASH.

Advertisement

Në fund nga atje bëjnë thirrje deri te Qeveria që urgjentisht t’i ndaloj sulmet dhe goditjet ndaj administratës publike dhe shtetërore. Sipas tyre, administrata publike, mjaft e ka presionin dhe kushtëzimet gjatë proceseve zgjedhore, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punë. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like