Dështuan vaksinat e Sërbisë për të enjten

Dje u publikua lajmi se sot do të arrijnë dërgesat e para të vaksinave anticovid nga Serbia ku pranim-dorëzimi ishte planifikuar të bëhet në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku kryeministri Zoran Zaev do ta mirëpriste delegacionin e udhëhequr nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell nmk-post

Mirpo, për shkak të dokumentacionit teknik të nevojshëm shtesë, dorëzimi i vaksinave nga Serbia në Maqedoninë Veriore u shty, njoftuan mbrëmë vonë nga zyra e Presidentit Serb Aleksandar Vuçiq

Qeveria maqedonase njoftoi gjithashtu shtyrjen e datës për marrjen e vaksinave nga Serbia.

“Ne do t’ju njoftojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarrja që u njoftua për sot, 11 shkurt 2021 (e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanovce shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme, për të cilat ne do të sigurojmë informacion shtesë”, thanë nga Qeveria/nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like