Breaking News :

nothing found
29-09-2022

ASH pjesë e qeverisë? Flet Sela

Advertisement

figure>

figure>

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela në intervistën e sontme në emisionit “Politica” në Tv Globi nuk e ka mohuar që opozita shqiptare mund të jetë pjesë e qeverisë.

Siç ai u shpreh, ajo që flitet nëpër kafene nuk mund të besohet, por përsëri si kusht për të qenë pjesë e qeverisë, Sela e vendos Ligjin për Shtetësi.

“Ne kemi për obligim t’i realizojmë ato premtime që ua kemi dhënë shqiptarëve, të cilat premtime qytetarët i kanë legjitimuar me votën e tyre dhe ne jemi serioz në atë që premtojmë. Brenda 100 ditëshit kur ishim pjesë e qeverisë e prremtuam Ligjin për Gjuhë dhe Ligji u bë. Tani kemi thënë se brenda 100 ditëshit bëhet Ligji për Shtetësinë. Dhe, kjo vlen në kombinatorikën në qoftëse ASH bëhet pjesë e shumicës. Pa Ligjin për Shtetësi nuk nodh që ASH të jetë pjesë e qeverisë”, deklaroi lideri i ASH-së, Ziadin Sela.

Sipas Selës, në zgjedhjet lokale shqiptarët kësaj radhe BDI-së do t’ia japin goditjen që e meriton

Madje, z.Sela theksoi se pret që së bashku me partnerin e koalicionit, Alternativën në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, t’i fitojnë të gjitha 9 komunat e rajonit të Pollogut.

“Pritet tona janë që te 6-ta, në zonën e Pollogut, vështirë që BDI do të marr ndonjë komunë. Aktualisht në Pollog ata kanë dy komuna Tearcën dhe Tetovën, Zhelinën nuk e kanë ata. Ne kemi tre Gostivarin, Bogovinën dhe Vrapçishtin dhe në Bërvenicë ne kemi më shumë këshilltarë. Prandaj them se BDI rrezikon në 6-she të mbetet pa asnjë komunë. Na mbetet edhe komunat urbane ne ti fitojmë dhe besomëni se do të jenë befasi këto zgjedhje dhe BDI-ja është vërtetë në krizë. Do ta marr goditjen që e meriton kësaj radhe nga shqiptarët”, deklaroi kreu i ASH-së Ziadin Sela në emisionin “Politica”.

Ai tha se ASH dhe AAA janë në terren dhe punohet intensivisht për zgjedhjet lokale.

“Në Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë ka gjasa të shkohet me krerët aktual, Arben Taravarin, Albon Xhemailin dhe Isen Shabanin.”, tha më tej Sela./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

P r o t e s t a t që po e “shkundin” pushtetin e Putinit

Read Next

Hoxhaj: Jam në gjendje që Kurtin për çdo temë politike me shti në xhep të vogël