Gostivar, fëmija i djegur i ka pasur këmbët e lidhura

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi se nga ana e Prokurorisë Publike Themelore – Gostivar po inspektohet vendi ku ka shpërthyer zjarri këtë mëngjes në një ndërtesë banimi në Gostivar, në të cilën një fëmijë 7 vjeçar ka humbur jetën. Pritet të arrijë një ekip special nga Departamenti për ekzaminime kriminalistike-teknike dhe ekspertizë pranë MPB-së me qëllim që të hetohen shkaqet e zjarrit.

“Informacioni fillestar i ekipit mjekësor në vend tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhir në këmbë gjatë zjarrit. Sipas familjes, arsyeja e lidhjes ishte se fëmija ishte agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për të përcaktuar përgjegjësinë eventuale penale”, qëndron në komunikatë.
Është lëshuar urdhër për autopsinë e trupit të fëmijës së vdekur dhe diskutohet me dëshmitarët okularë të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, nga vendi i ngjarjes po mblidhen gjurmë, të cilat duhet të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like