Albin Kurti është Kryeministri i parë i Kosovës që ma mbush mendjen plotësisht

Shkruan: Kimete Berisha

Fituesi nuk qeshi!

Unë sonte jam e lumtur.
Albin Kurti është Kryeministri i parë i Kosovës që ma mbush mendjen plotësisht.

Fati i tij është misterioz: sa më shumë që e mohojnë, aq më shumë e rrisin.

Albinit i ‘ndalet rrita’ vetëm nëse e pranoni si vlerë që është, e jo si fat, siç kujton Avdullah Hoti.

Avdullahu kujton se Albint i ka ra zari në lojë dhe ‘stuhia e fitores’ qysh e quan ai, ‘shumë shpejt kalon’.
Paramendoje ti, Avdullahu fitoren e Vetëvendosjes e konsideron stuhi!
E humbjen e LDK-së ‘gabim i qiellit blu’!
Kaq kokë është.

Albini nuk u krijua nga virtytet e përvetësuara, nga virtytet e luftës dhe të paqes, nuk u krijua në emrin e gjakut të askujt, por Albini u krijua vet.

Vlerat që njeriu i krijon vet, nuk ke se si ia merr.

Nejse, Ganimetja ta merr kapitalin krijues, se valla ajo ta ftoh jetën kur flet si raciste midis Kuvendit dhe ka fytyrë ta gjykojë një fëmijë të vogël, thuajse ka bërë llaf e muhabet me çikën e Albinit dhe është e sigurt se çika nuk di shqip.

I vetmi njeri që mund ta shkatërrojë Albin Kurtin është Albin Kurti!
E kjo s’do të ndodh.

Albin Kurti ka punuar shumë për të qenë fitues i madh.

Dhe, ata që nuk e duan (që janë ato parti që pas 20-të vitesh i ka larguar nga skena politike) duhet të kenë frikë nga dashuria e popullit për Albin Kurtin e jo frikë prej Albin Kurtit.

Sepse, dashuria shkon me qejf, jo me zor.

Askush nuk ju ndalon të bëheni të mirë, të nevojshëm dhe të dashur!

Jam qind për qind e sigurt (dhe e di me fakte) se nëse shkohet edhe një herë në zgjedhje, shumë votues (sidomos të PDK-së), për inat do ta votojnë Vetëvendosjen.

PDK e LDK nuk mund të çohen shpejt në këmbë, e të rriten sipas dëshirës.

As nuk mund të rriten duke sabotuar, as duke e urryer kundërshtarin, as duke sharë e mallkuar,
ata mund të ringriten vetëm duke u bërë të mirë.
Shumë kollaj! Duke u bërë të mirë.

Advertisement

Veten s’mund ta ngrisni në mënyrë fallse, por mund t’ia ndalni ‘hovin e rritës’ Albinit, duke mos e penguar ta kryej punën për të cilën është votuar kaq shumë.

Albin Kurti është dhurata më e bukur e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë.

Besa është edhe simpatik… Edhe pse është fituesi më i madh, as nuk qeshi, as nuk u tregua i lumtur, aspak kryelartë.
E patë ju vet se si nuk e kishte asnjë trohë euforie e dalldie në fytyrën e tij.
I përmbajtur dhe modest.

Veç seriali ‘Dinastia’ ka pasur më shumë episoda, ani Qeveria Kurti do të ketë!

Të pakënaqurit, të qetësohen.
Është Kryeministri i të gjithëve, edhe i juaji.
Ju jeni të pakënaqurit më me fat që unë njoh.

P.S. E Lumiri xhylyt pas Enver Hoxhajt.
Enveri n’sallë-Lumiri n’sallë.
Enveri përjashta-Lumiri vrap
pas Enverit, përjashta.

A s’po ke kë e imiton a, veç po e mëson opozitën nga Enveri a!
Shumë po i merr lakmi PDK-së që po ia merr yrrnekun!

Ku e le origjinalitetin e LDK-së, apo ta hëngër Enveri origjinalitetin?

A s’u bëka ti të jesh ‘i keq’ në mënyrën tënde origjinale, veç u dashka të jesh ‘i keq’ si PDK-ja!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like