Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, do ta pranojë sot detyrën në orën 10:00, ndërsa një orë e gjysmë më vonë do ta mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë. Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë. Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do ta vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Agjenda e plotë:
1. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit.
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë
Koha: 10:00
2. Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë
Koha: 11:30
3. Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Vendi: Kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
Koha: 13:00
4. Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog.
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë
Koha: 14:30.
