Aksident i rende ne Strazhe. Nje person humb jeten, disa te lenduar

Estimated read time 2 min read

Humb jeten një burrë nga Struga, pasagjer në një makinë që doli nga rruga

Një 54-vjeçar banues në fshatin Dollna Belicë të Strugës ka humbur jetën në një aksident trafiku ku po udhëtonte me një veturë drejtuesi i së cilës humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës ka konfirmuar vdekjen e tij.

I lënduar kanë mbetur edhe shoferi, 41-vjeçari nga i njëjti fshat, si dhe pasagjeri i dytë, 41 vjeç nga Veleshta. ata janë transferuar në spitalin e Gostivarit.

– Me datë 15.11.2023 në ora 22:50, në Policinë e Gostivarit është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Strajë, afër rrugës Novoselski, automjeti i pasagjerëve “Opel Corsa” me targa të Serbisë i drejtuar nga A.R.(42) nga p. fshati Dollna Belicë, Strugë, ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra në vend ka ndërruar jetë pasagjeri Z.A.(54) nga fshati Dollna Belicë, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore e ka konstatuar vdekjen. Ngasësi dhe pasagjeri tjetër B.I.(41) nga fshati Veleshtë i Strugës kanë pësuar lëndime trupore dhe janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, njofton MPB.

Advertisement

Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga OVR Gostivar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like