Osmani: Gruevski duhet të kthehet në Maqedoni

Estimated read time 1 min read

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas takimit me homologun e tij hungarez, Peter Sijarto, tha se pajtohet me qëndrimin e tij se çështja e kthimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nuk është çështje e politikës së jashtme, shkruan TV21. Osmani tha se për ekstradimin e Gruevskit komunikojnë organet gjyqësore dhe ministritë e drejtësisë së dy vendeve. “Fillimisht pajtohem me ministrin se kjo nuk është çështje e komunikimit të politikës së jashtme, është çështje e organeve gjyqësore dhe ministrive të drejtësisë, të cilat komunikojnë në atë pjesë, ndërsa unë mbetem në qëndrimin që ish-kryeministri duhet të jetë në RMV dhe të ballafaqohet me drejtësinë këtu, sepse nuk është në interes të asnjë vendi, kryeministri të jetë azil”, tha Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like