Ajradini i PDE: Të gjithë dëgjojmë dhe lexojmë për frontin evropian, por jo të gjithë kuptojnë rëndësinë e saj sepse bëjnë interpretimin sipas interesave ditore!

Estimated read time 3 min read

Të gjithë dëgjojmë dhe lexojmë për frontin evropian, por jo të gjithë kuptojnë rëndësinë e saj sepse bëjnë interpretimin sipas interesave ditore!

Shkruan Jetmir Ajradini – anëtar i Kuvendit Qendror të PDE-së

Maqedonia e Veriut si një shtet multietnik, pa anashkaluar askënd, maqedonët dhe shqiptarët janë komunitetet më të mëdha që kanë peshë në vendimmarrje. Historia e shtetit tonë njeh shumë trazira para, por edhe pas pavarsisë së Maqedonisë së Veriut, kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit dhe kahja në të cilën ne si shtet do te vazhdojmë. Opozita maqedonase edhe pse në parim e kanë të qartë se rruga e vetme shpresdhënëse është Bashkimi Evropian, mirëpo ideologjia e tyre dhe ndikimet e lindjes së mesme, konkretisht Rusisë, e kanë lënë në një udhëkryq ku edhe ata vet nuk e dijnë të se nga t’ia mbajnë.

Për ne shqiptarët është shumë e qartë se jemi pro perëndimor dhe ndjekim rrugën e prosperitetit të vendit tonë.
Tani që jemi drejtuar drejt rrugës së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, vlen të shtrohet pyetja se si mund të arrijmë që pas zgjedhjeve të ndjekim rrugën evropiane dhe të prosperitetit?
Disa muaj me radhë po tentojmë të bëjmë ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për tu integruar në Bashkimin Evropian, por fatkeqësisht pa një unitet gjithpërfshirës nuk mund të arrihet një gjë e tillë dhe për këtë arsye ne në këto zgjedhje duhet të bashkojmë forcat dhe të dalim me një front të përbashkët, FRONTIN PËR EVROPË.
Në këtë front duhet të bëhen pjesë të gjithë ata të cilët në plan programin e tyre si prioritet e kanë Bashkimin Evropian, e kanë prosperitetin e vendit tonë e cila na garanton edhe ndalejn e migrimit të të rinjve nga vendi jonë. Ne si shqiptarë nuk duhet të kemi aspak dyshime, sepse ideologjia jonë është e qartë, se ne jemi për Evropë dhe për Front Evropian.

Advertisement

Do ta përmbyll me një thënie popullore, në këto zgjedhje do të ndahet shapi nga sheqeri, në një grup do të rreshtohen ato të cilët mendjen dhe dëshirën e kanë nga Bashkimi Evropian, kurse në grupin tjetër do të rreshtohen ata të cilët mendjen dhe zemrën e kanë nga Lindja e mesme.

Interesante do të jenë edhe lëvizjet e partive politike shqiptare në vend se si do të lëvizin me figurat në tabllon e shahut, gjë që do të ndikojë shumë në kahjen e shtetit në të ardhmen e afërt.

Unë shpresoj dhe besoj se ne si shqiptarë do ti bashkojmë forcat vetëm për hatër të ardhmërisë së gjeneratave të reja.

Do të shohim, na presin ditë të bukura 😊

Advertisement
Advertisement

You May Also Like