Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid

Në 24 orët e fundit janë bërë 3519 testime, ndërsa janë regjistruar 843 raste të reja me Covid në Maqedoni, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, 360 raste janë vetëm në Shkup. Më pas në Prilep 66, në Negotinë 54, Kumanovë 51, Kavadar 44, Strumicë 33, Veles 30, Tetovë 26, Ohër 25, Gjevgjeli 22, Kriva Pallankë 20, Gostivar 18, Koçan 16, Shtip 12, Bogdanc 11, Manastir 9, Krushevë 8, Kërçovë dhe Probishtip nga 6, Strugë 5, Resnje dhe Demir Kapi nga 4, Vallandovë dhe Demir Hisar nga 3, Shën Nikollë, Berovë dhe Kratovë nga 2 ndërsa në Makedonski Brod një rast.

Advertisement

Kanë ndëruar jetë 11 pacientë. Bëhet fjalë për pesë pacientë nga Shkupi të moshës (39, 77, 63, 73 dhe 63) , dy pacientë nga Kavadari të moshës 77 dhe 71, dy nga Negotina (77 dhe 63 vjeç), një pacient 75 vjeçar nga Kumanova, një 72 vjeçar nga Koçani.

Nga ana tjetër janë shëruar vetëm 333 pacientë.

Deri tani të infektuar kanë përfunduar 106110 persona, prej tyre 94275 janë shëruar, 3176 raste të vdekjes, ndërsa rastet aktive janë 8659.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like