Ahmeti: VV-ja do të qeverisë 4 vitet e ardhshme, urime!

Tashmë kan përfunduar votimet në Kosovë dhe sipas exitpolleve Lëvizja Vetëvendosja prin me 53% të votave, përcjell nmk-post.com

Ndërkaq kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  në rrjetin social facebook ka shkruar se një gjë është e qartë se Lëvizja Vetëvendosje do të qeveris Kosovën për 4 vitet e ardhshme

“Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.
Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.
Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës.” , ka shkruajtur Ahmeti në facebook/nmk-post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like