Abazi: Kurti përbindësh politik, po shantazhon një popull për ego personale

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi, ka reaguar pas kaosit politik të nxitu mbrëmë nga qeveria Kurti për të ndryshuar Ligjin për zgjedhje.
Abazit, e ka quajtuar Kurtin përbindësh politik i cili po shantazhon popullin për ego te tij personale, shkrua Insajderi.
“Një përbindësh politik po shantazhon një popull për ego personale. Mirë që opozita nuk po i nënshtrohet dhe nuk do të duhej t’i nënshtrohej asnjëherë një pëbindëshi të tillë sepse ai më nuk do të ndalej dhe vendin tonë do ta kthente në një kopsht personal për përmbushur egot e tij personale”, ka shkruar Abazi.

Sipas Abazit, Kosova nuk është e asnjë lideri politik e aq ma pak e një pretendeti për tu bërë lider suprem.
Tutje, ai ka shtuar se shtet e Quintit do të duhej të reagonin për këtë përbindësh politik dhe jo të mbesin vetëm shikues të kësaj tragjikomedie
“Kosova nuk është e asnjë lideri politik e aq ma pak e një pretendeti për tu bërë lider suprem. Quinti do të duhej të reagonte për këtë përbindësh politik dhe jo të mbesin vetëm shikues të kësaj tragjikomedie. Secili që e ka përkrahë këtë lider politik do të duhej tashmë të bindej se ai nuk e ka hallin e tyre as për të siguruar vaksinën anticovid, as rimëkëmbje ekonomike, as punësim e drejtësi ai ka hallin e vet dhe ai nuk din të qeverisë. Zgjedhje po e nënshtrim asnjëherë”, ka shtuar ai./Insadjeri.org

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like