Arritën edhe mbi 9 mijë vaksina Pfizer në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se dje, në Maqedoninë e Veriut kanë arritur edhe 9.360 vaksina. Vaksinat janë të kompanisë Pfizer, ku 4.860 prej tyre janë nga marrëveshja direkte e Qeverisë me prodhuesin.
“Sipas marrëveshjes, Pfizer çdo të hëne do të sjellë në vendin tonë 5.000 deri 700 vaksina, gjegjësisht 26.000 doza janë paraparë për një muaj. 4860 vaksinat të tjera janë nga marrëveshja trelaterale në kuadër të programit “Team Europe””, njoftojnë nga MSH-ja, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like