Ndërron jetë gardiani i burgut – dyshohet se ra nga qershia!

Estimated read time 1 min read

Ka vdekur një gardian i Burgut të Dubravës.
Klankosova.tv mëson se Hasib Cakoviq, vdiq pasi aksidentalisht ra nga qershia.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Veriq të Istogut, para tri dite. Shërbimi Korrektues i Kosovës iu ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Me pikëllim të thellë marrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Hasib Cakoviç. Cakoviç ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim. Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like