Zyrtare/ Nga nesër pa maska në hapësira të hapura

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), për të lehtësuar masat për mbrojtje nga COVID-19.

Masat të cilat do të hyjnë në fuqi prej nesër (1 qershor) janë:

– Hiqet mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura. Mbetet detyrimi për mbajtje të maskës në transporte publike dhe ambiente të mbyllura.

– Lejohet prania e publikut në ngjarjet sportive në ambiente të hapura, por vetëm në 30% të kapacitetit të objektit, me detyrim për respektim të distancës fizike

– Hiqet masa për ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në ambiente publike.

– Lejohet organizimi i dasmave, festave në ambiente të hapura, me prani të maksimum 100 personave, por jo më shumë se 50 përqind nga kapciteti i hapësirës dhe gjashtë persona në një tavolinë, duke respektuar distancën fizike.

Advertisement

– Rritet numri i klientëve në objektet hotelerike nga katër në gjashtë.

– Rekomandohet heqja e masës për punë me ndërrime dhe nga largësia.

– Ora policore vazhdon të vlejë deri më 15.06.2021.

Nga Qeveria thonë se ky lehtësim i masave vjen si rezultat i uljes së numrit të infektimeve me COVID-19 në Maqedoni.

Burimi: https://almakos.com/qeveria-i-pranon-rekomandimet-e-ksi-se-prej-neser-pa-maska-ne-ambiente-te-hapura-lejohet-edhe-organizimi-i-dasmave/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like