









Shkup, 31 maj – Zhurnal.mk – Organizata botërore e shëndetësisë vëren në pasojat e dëmshme nga përdorimi i duhanit dhe nga eksponimi pasiv nga tymi i prodhimeve të duhanit dhe këshillon që të mos përdoret duhan në çfarëdo forme. Në pajtim me temën “Angazhimi për heqjen dorë nga pirja e duhanit”, fushata e sivjetshme OBSH-së me rastin e 31 majit, Ditës botërore pa duhan, e vendos theksin në atë se sa është me rëndësi që duhanxhinjve t’u sigurohen veglat dhe të arrijnë në tentimin e tyre, kumtoi zyra e OBSH-së në Shkup.
“Heqja dorë nga duhani nuk është e lehtë, posaçërisht me stresin plotësues social dhe ekonomik që e shkaktoi pandemia. Megjithatë, heqja dorë nga duhani është më me rëndësi se kurrdoherë, për shkak se dëshmitë më të reja tregojnë se njerëzit të cilët pijnë duhan janë nën rrezik më të madh nga sëmundja në formë më të rëndë të Kovid-19 dhe vdekja nga e njëjta”, thotë dr. Elena Qosevska, specialist për mjekësi sociale dhe shëndet publik në Institutin për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duhani është faktor i rëndësishëm për vuajtje nga sëmundje joinfektuese, siç janë ato kardiovaskulare, malinje dhe respiratore dhe diabeti.
Përfitimet nga heqja dorë nga duhani janë pothuaj momentale. Ashtu, pulsi bie pas vetëm 20 minutave nga heqja dorë. Në afat prej 12 orëve, niveli i oksid karbonit në gjak zvogëlohet deri në vlerë normale. Në afat prej dy deri 12 javëve përmirësohet cirkulimi dhe rritet funksioni i mushkërive të bardha. Në afat prej një deri nëntë muaj zvogëlohen problemet me kollitje dhe frymëmarrje të vështirësuar. Në afat prej 15 viteve rreziku nga sulmi në tru zvogëlohet në vlerë karakteristike për ata që se pijnë duhanin. Në afat prej 10 viteve shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në mushkërite e bardha është rreth gjysma prej asaj te duhanpirësit. Në afat prej 15 viteve rreziku nga sëmundja në zemër është e njëjtë si te ata që se pijnë duhanin.
“Pandemia e Kovid-19 solli deri et ajo që numër i mad hi shfrytëzuesve të prodhimeve nga duhani të shprehin gatishmëri të heqin dorë nga pirja e duhanit, por jot ë gjithë kanë qasje deri te veglat, të cilat mund t’u ndihmojnë në qëllimin e tillë. Ky ështëshkaku se pse OBSH-ja u apelon qeverive të kudjesen q qytetarët e tyre të kenëq asje deri te linjat për heqjen dorë nga duhani të tipit këshillime tës hkurta, linja falas të telefonit për përkrahje, shërbime mobile dhe digjitale për ndërprerjen e pirjes së duhanit, terapi zëvendësuese për nikotinin dhe vegla tjera, të cilat janë treguar si të suskesshme. Përforcimi i politikave dhe shërbimeve për heqjen dorë nga pirja e duhanit mund ta përmirësojë shëndetin, të shpëtojë jetë dhe të kursejë para”, deklaroi dr. Zhihan Tavilla, përfaqësuese e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut.
Resurse për heqjen dorë nga pirja e duhanit, të rekomanduara nga OBSH-ja ka në https://www.who.int/campaigns/world-no-tobacco-day/world-no-tobacco-day-2021/quitting-toolkit, qëndron në kumtesën e zyres së OBSH-së.
Burimi: https://zhurnal.mk/obsh-ne-maqedoni-te-sigurohen-kushte-me-te-mira-qe-duhanpiresit-te-lene-duhanin/?fbclid=IwAR2MfwhR_E1Y7vf1oPs8iiVf-JL-Xl1b0XqRztJuHtPl_9zvCEl8IksH51E