Zoran Zaev: Qeveria ka miratuar masa gjithëpërfshirëse ekonomike

Nga fillimi i krizës, Qeveria miraton masa gjithëpërfshirëse në konsultim me të gjitha palët e prekura, si dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të kompanive dhe të vendeve të punës, ka shkruar sonte kryeministri Zoran Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk lidhur me pakon e gjashtë antikrizë që u prezantua sot.

Zaevi përkujton se pakoja e gjashtë në vlerë prej 17,8 milionë euro, përfshin shtatë masa me të cilat janë targetuar sektorët më të prekur nga virusin korona. Me to, siç thekson, do të mbështeten 10.000 kompani të cilët punësojnë rreth 60.000 qytetarë.

“Me masat janë paraparë: mbështetje financiare prej 9,9 milionë euro për 6.000 hotelieri me rreth 17.000 të punësuar; Me 2,5 milionë euro do të mbështeten restorante të kategorizuara – restorante për dasma, industria “event”, këndet e lojërave, klubet e natës, pushimoret private të fëmijëve, fitnes qendrat, fotografi dhe studio të fotografive; Agjencitë e kategorizuara turistike do të mbështeten me 1,4 milionë euro; mbështetje financiare prej 30.750 denarë do të marrin edhe të gjitha muzikantët dhe guidat turistike; Rreth 2 milionë euro janë destinuar për mbështetje për likuiditet të kompanive; Me 1 milion euro do të mbështeten mediat të cilat emetojnë program radio dhe televiziv; 50.000 teste PCR falas për turistët e huaj të cilët kanë qëndruar në shtet”, qëndron në publikimin e kryeministrit Zaev.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like