Zj*arri në Spitalin Modular, sot mbahet pro*testë në Tetovë

Estimated read time 2 min read

Sot prej orës 13:30, është paralajmëruar protestë në sheshin “Iliria” të Tetovës, për të kërkuar drejtësi në lidhje me rastin tragjik të 8 shtatorit, ku si pasojë e djegies së Spitalit Modular për Kovid në Tetovë humbën jetën 14 persona.

“U bej apel të gjithë shqiptarëve që me datë 17.09.21 të grumbullohemi në sheshin e Tetovës për rastin e 14 kufomave se ato janë dj*egur dhe nuk është vd*ekje natyrale kështu që duhet të merret përgjegjësi drejtësi sepse ekspertet gjerman i thërrasim ta bëjnë ekspertizën mirë po duhet edhe punën ta bëjmë deri në fund si gjermanët, domethënë, me pas përgjegjësi drejtësi sepse tragjeditë ndodhin në të gjitha shtetet e botës, por ka përgjegjësi”, shkruan Ibin Emshi, i cili i ka humbur babain dhe vëllain në rastin tra*gjik. Ai gjithashtu i rithekson kërc*ënimet ndaj tij, ryshfetin në spital dhe pakujdesinë e autoriteteve shëndetësore.

Advertisement

Nga SPB Tetovë, konfirmojnë se pr*otesta është paraqitur, por tani për tani, nuk tregojnë se kush është personi, apo grupi i personave që e kanë paraqitur të njëjtën në polici.

Mediat jozyrtarisht mësojë se organizator i pro*testës është Blerim Ahmedi, vëllai i “El Chekës”, i cili gjithashtu ka qenë një prej organizatorëve të pro*testave të fundit për rastin “Monstra”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like