• 20-09-2021

Boshkovski: Të hapen arkivat e UDB-së, të dihet kush ka qenë spiuni i Beogradit

Kreu i partisë “Të bashkuar për Maqedoni”, Lube Boshkovski në profilin e tij në rrjetin social Facebook është shprehur në lidhje me ndodhitë e fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Ai në profilin e tij ka shkruar se “guximi i politikanëve për të thënë të vërtetën është një hap progresiv dhe i domosdoshëm në politikën maqedonase”, duke mbrojtur veprimet e fundit të kryeministrit Zaev, transmeton nmk-post.

Më tej ai ka shtuar se tani është një nevojë imediate, e pashmangshme zgjidhja e një çështjeje që është zgjatur me dekada, duke kërkuar në fund të postimit, edhe një hapje të arkivave të UDB-së dhe të shpallet publikisht se kush ka qenë dhe është spiun i Beogradit.

“Demokracia kërkon mendime, pikëpamje dhe debate të ndryshme për tema të rëndësishme. Por një nevojë e pashmangshme dhe famëkeqe është të zgjidhet një çështje që është zgjatur për dekada (një problem i rrënuar nga shumica e ish republikave të Yu). Të hapen arkivat e UDB-së dhe të shohin se kush ka qenë spiun i Beogradit. Ndoshta ata që po bëjnë më shumë zhurmë tani do të jenë në atë listë,” ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kreu i “Të bashkuar për Maqedoni, Lube Boshkoski./Northmacedonia-post/

Read Previous

Prilepi kërkon masa kufizuese shtesë

Read Next

Mickoski: Do të dorëzojmë propozim për besimin e Qeverisë në Kuvend

%d bloggers like this: