• 25-10-2021

Zhgënjimi në “El Clasico” nxit më tej dyshimet mbi të ardhmen e Messit

Lionel Messi dhe Barcelona hynë në El Clasico, ndërsa ishin në formën e tyre më të mirë të sezonit. Një fitore ndaj Real Madrid do t’i kishte çuar ata në majën e La Liga Santander, shkruan sportivja spanjolle Marca, transmeton Kosova Post.
Në nivelin individual, Messi pat marrë krah, deri para El Clasikos. Ai pat shënuar 19 nga 29 golat e tij deri para kësaj ndeshje në kuadër të sezonit, përkatësisht në tre muajt e parë të 2021.
Sidoqoftë, disfata në Estadio Alfredo Di Stefano hedh më shumë dyshime nëse Argjentinasi do të jetë në Camp Nou për një kohë të gjatë. 32-vjeçarit do t’i skadojë kontrata me Blaugranët në verë dhe, ndërsa Joan Laporta kishte premtuar një rinovim të kontratës me Messin në fushatën e tij për t’u bërë president, ajo është larg për t’u mbyllur si çështje.
Zhgënjimet e fundit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain dhe tani kundër Real Madridit në La Liga Santander, sigurisht nuk do ta bindin Messin se ai është pjesë e një ekipi fitues në klubin katalanas.
Përkundër që po ofrohet një tjetër finale, ajo e Copa del Rey, e cila ua mundëson Blaugranëve një shans për të fituar argjend pas dy vitesh pa një trofe, kapiteni i tyre është ambicioz.
Messi duhet të bindet rreth asaj se ka një projekt sportiv për të cilin ia vlen të qëndrosh në Camp Nou, përndryshe e ardhmja e tij, mund t’i takojë një vendi tjetër./KosovaPost/

Read Previous

Merkel në favor të një bllokimi të shkurtër mbarëkombëtar

Read Next

Filipçe: Do të kufizohen çmimet e spitaleve private për trajtim të Covid-19

%d bloggers like this: