Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ja kush i prin sondazhit

Estimated read time 2 min read

Një vit para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ish-presidenti Donald Trump kryeson ngushtë me 49% në një sondazh të kryer nga CNN përballë Presidentit Joe Biden, i cili gëzon mbështetjen e 45% të votuesve të regjistruar.

Ajo çka bie në sy në garën e mundshme mes Biden dhe Trump, është se asnjëri nga kandidatët nuk është rritur në krahasim me sondazhin parardhës nga e njëjta kompani. Gjithsesi, 51% e votuesve në mbarë Amerikën thonë se nuk ka asnjë shans që ata të votojnë për Biden. Pothuajse gjysma, 48%, thonë se nuk ka asnjë shans që të votojnë për Trumpin, dhe vetëm 2% që nuk po e mbështesin aktualisht thonë se mund ta votojnë.Mbështetja e Biden në sondazh është dukshëm më e dobët në mesin e disa grupeve, ku në zgjedhjet e 2020 ai fitoi me diferencë të madhe. Ndër votuesit më të rinj se 35 vjeç, 48% mbështesin Trumpin dhe 47% Biden.

Advertisement

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhi i CNN: Trump kryeson
Të pavarurit politikë i japin 45% të votave Trump dhe vetëm 41% Biden. Votuesit me ngjyrë favorizojnë Biden, me 73% në favor të tij dhe vetëm 23% për Trump, ndërsa votuesit latinë ndahen 50% me Biden dhe 46% për Trump. Dhe në mesin e votuesve me ngjyrë në përgjithësi, 63% e votueseve femra mbështesin Biden, ndërsa 31% Trump. Sa i përket votuesve burra, ata ndahen në 49% për Trump dhe 46% Biden.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like