• 06-03-2021

Zëvendësdrejtori Rustemi inspekton punimet e pishinës në Tetovë

Zëvendës Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, z. Avni Rustemi, sot nga afër vëzhgoi procesin e ndërtimit të pishinës në qytetin e Tetovës, si një investim kapital që ka munguar në këtë rajon.

Zv. drejtori Rustemi ishte i shoqëruar nga përfaqësues të kompanisë ndertuese EUROVIA, përfaqësues të organit mbikëqyrës dhe përfaqësues nga komuna e Tetovës, mes tjerash u konstatua se objekti ka përfunduar fazën e konstruktit të jashtëm dhe se për momentin gjendet në fazën e montimit të sistemit të ventilimit dhe montimit të kornizës së pishinës që duhet të realizohet në muajt e parë të vitit 2021.

Nga kompania EUROVIA u zotuan se ndërtimi i pishinës do të realizohet para afatit të përcaktuar. Zv. drejtori i ARS-ës, Rustemi, shprehu kënaqësinë për seriozitetin në punë dhe për respektimin e afatit kohor për ndërtimin e pishinës.

Read Previous

Osmani: BE-ja bëri gabim! Opozita kërkon përgjegjësi për shtyrjen e negociatave

Read Next

GOLD AG i çon selam Valon Sylës: Zgjedhe televizionin dhe bujrum!

%d bloggers like this: