Breaking News :

nothing found
28-03-2023

Zendeli nënkryetari i ri i Kuvendit?!

Advertisement

Në seancën e 22-të të sotme, zgjedhja e dy nënkryetarëve të Kuvendit pritet të realizohet me propozimin e shumicës qeverisëse, njofton agjencia e lajmeve INA, transmeton nmk-post.

Propozimet, sipas informacionit nga Parlamenti, janë Goran Misovski nga NSDP, i cili në përbërjen e mëparshme parlamentare ishte në këtë pozitë dhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Opozita VMRO-DPMNE nuk do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit dhe deri më tani nuk ka asnjë propozim nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa.
VMRO-DPMNE tregon se ata nuk do të votojnë për propozimet për nënkryetarë të Kuvendit. (INA)

Advertisement

Read Previous

Zëvendësministri Hasani rrëzon arsyet e Stojançe Angellovit për angazhimin e ARM në spitale

Read Next

Nga sot fillon kryerja e pagesës së pensioneve në Maqedoni