Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Nga nesër kufizimi i lëvizjes në Shqipëri fillon nga ora 22:00

Advertisement

QËNDRON NË FUQI PEZULLIMI I FLUTURIMEVE ME BRITANINË E MADHE


Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00, nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar”, deklaronte ministrja Manastirliu më 21 Dhjetor.

Vendimi i Komitetit Teknik të Eksperteve për të ndërmarrë masa shtese gjate periudhës se festave të fundvitit përfundon këtë të hënë.

“Prej 5 Janarit rikthehen në fuqi masat e vendosura në fillim të dhjetorit, pra zgjerohet orari i lëvizjes. Karantina për njerëzit dhe automjetet do të nisë prej orës 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit. E njëjta gjë vlen edhe për bizneset e ndryshme”.

Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Ata pajisen me një leje të posaçme përmes portalit e-Albania.

I njëjti rregull vlen edhe për baret, restorantet dhe fast-foodet duke përjashtuar vetëm shërbimet delivery. Nga vendimi i 21 Dhjetorit mbetet ende në fuqi pezullimi i fluturimeve më Britaninë e Madhe për të kufizuar rrezikun e infektimeve me virusin e ri. Ky vendim pritet të rishikohet pas 6 Janarit./Tv Klan/

Advertisement

Read Previous

Regjistrohen 106 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Read Next

Mazreku: BKS-ja fokus kryesor do ta ketë pagesën e dëmeve