Advertisement
Autoritetet shëndetësore nga Zelanda e Re bënë të ditur se 24 orët e fundit nuk kishin asnjë rast me Covid, pavarësisht mijëra testimeve që u bënë, transmeton albinfo.ch.
Zelanda e Re ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situtuatës së pandemisë.
Ky shtet ka mbi një muaj që ka raportuar vetëm nga një rast pozitiv në ditë, ndërkohë që sot nuk ka asnjë të infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë Zelanda e Re ka bërë 1,321,598 testime gjthsej. Nga numri total i testimeve, 2,088 infektime kanë rezultuar deri më tani në këtë shtet, transmeton tutje albinfo.ch.
Advertisement