VMRO-DPMNE FILLON PROCEDURËN PËR ANULIMIN E REGJISTRIMIT

MICKOVSKI KËRKON REGJISTRIM ELEKTRONIK, PUSHTETI OFRON MËNYRË TË KOMBINUAR

VMRO-DPMNE prej nesër e fillon proceduën për anulimin e regjistrimit të popullsisë, ndërsa mbledhja formale e nënshkrimeve nga qytetarët do të fillojë në muajin e ardhshëm. Këtë e paralajmëroi numri një I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, I cili I bëri thirrje pushtetit që të mos I vë në rrezik qytetarët dhe për shkak të pandemisë KOVID 19, të paktën të pranojë që regjistrimi I popullsisë të bëhet tërësisht në mënyrë elektronike.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE-së

Një fjalë të tillë të sajuar po e dëgjoj nga Zoran Zaev, ditët e fundit. Njeriu po mundohet ta prezantojë një fjalë të sajuar gjë që as vetë nuk e ka të qartë. Regjistrim I kombinuar me siguri do nënkupton se do të vijë nënshkruesi dhe numrin amë do ta fus në system dhe atje do të krahasohet me baza të caktuara të të dhënave dhe mbi baza të atyre krahasimeve do të fitohen rezultatet përfundimtare, por përsëri, duhet patjetër dikush të ju vijë fizikisht që ta lexoni numrin tuaj amë dhe paramentrat tjera që janë të dhëna tuaja personale.

Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski tha se regjistrimi vetëm në formën elektronike nuk është i mjaftueshëm që të merren të dhënat e kompletuara, ashtu siç nevojiten sipas standardeve ndërkombëtare dhe Eurostatit.

DARKO KAEVSKI, DEPUTET I LSDM-së

“Që t’i kujtojmë opinionit, VMRO-DPMNE, partia që sot kërkon të realizojmë regjistrim vetëm në formë elektronike, në vitin 2019 fuqishëm kundërshtonte kur silleshte futja e regjistrit qendror të popullsisë. Atëherë argumentet e tyre ishin se ky do të ishte zëvendësim për regjistrimin, se përmes tij do të zbatohej regjistrim elektronik I popullsisë, ndërsa sot, pikërisht kjo parti kërkon regjistrim elektronik. ”

Advertisement

Nga Qeveria nëpërmjet një komunikate thonë se regjistrimi I popullsisë do të zbatohet në muajin prill të këtij viti dhe se do t’i jep të gjitha përgjigjet lidhur me sigurimin e të dhënave kualitative statistikore, që siç thonë ata, janë kyçe për ndërtimin e strategjive, politikave dhe për zhvillim të suksesshëm të shtetit. Thonë se ky operacion statistikor do të realizohet me dukshëm më pak mjete, krahasuar me tentimin e fundit të pasuksesshëm për regjistrim, si dhe se për zbatimin e tij do të përdoren mjetet dhe teknologjitë më moderne. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like