• 12-05-2021

Zekiri: Gruevski mund të kthehet në Maqedoni vetëm nëse vuan burgimin

Nënkryetari i LSDM-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri në emisionin “24 analiza” deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski mund të ktkehet në Maqedoni vetëm nëse vuan burgimin.

“Gruevski nuk mund të kthehet në shtet me garancione dhe të jetë i i lirë, ai mund të thkehet vetëm nëse vuan dënimin me burg që është shqiptuar dhe t’i presë vendimet për lëndët tjera për të cilat akuzohet ai”, tha Zekiri.

Në non-pejpërin e kryeministrit slloven, Janez Jansha, siç u tha në media, në një nga verzionet, Gruevski përshkruhet si njeri të cilit do t’i jepet garancione që në mënyrë paqësore të kthehet në Maqedoni pa pasoja./Telegrafi/

Read Previous

Talati hup kontrollin, i bën “horr” deputetët

Read Next

Gashi: Nuk është e vërtet se kemi kërkuar shtyrjen e regjistrimit

%d bloggers like this: