Zeka: Mbane mend mirë, edhe Albin Kurti ka me lypë Hashim Thaçin për dialog

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti mbrëmë e që pretendohej se është “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, “si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë se edhe Albin Kurti do ta kërkojë ish-presdentin Thaçi për dialog me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

“Mbane mend mire: Ka me ardhe nje dite qe te gjithe kemi me lyp Hashim Thaçin per dialog. Thaçi ka bere shume gabime ne politiken e brendeshme, po kurr nuk ka gabuar ne raport me Serbine dhe perendimin. Flasim. Kendej jemi…”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu Zeka konsideron se të gjitha këto dokumente të publikuara janë secila më e keqe për ardhmërinë e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi ka gabuar kur i bëri publike idetë për shkëmbimin e territoreve, në vend që siç thotë Zeka të flitej hapur për këtë mundësi historike dhe të mbrohej me çdo kusht ky variant.

“Hashim Thaçi, jo qe kishte negociuar te gjitha kobet e mundeshme per Kosoven, po i kishte refuzuar ato, dhe ne fund kishte arritur me marre garanci nderkombetare, dhe mbeshtetje amerikane qe Leshaku, Leposaviqi, dhe Zubin Potoku te shkonin andej kah kane qene gjithmone, pra me Serbi, ndersa te bashkohej Mitrovica, te merreshin fshatrat shqipetare, dhe te merrnin po aqe teritor nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci. Gabimi me i madh politik i Hashim Thaçit ishte se keto ide i plasoi ne publik permes Baton Haxhiut dhe disa sateliteve ne Tirane, ne vend qe te flitej hapur per kete mundesi historike, edhe te mbrohej me çdo kusht ky variant.”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Advertisement

Ndryshe, dokumenti të cilin e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”, thekson se veriu i vendit duhet të jetë një Rajon Autonom dhe po ashtu në këtë letër theksohet edhe krijimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Në këtë dokument theksohet Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like