Zëdhënësja e PD-së: Ka ardhur koha të vendosim për fatin e vendit tonë

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Floriana Garo, nëpërmjet një video mesazhi publikuar në rrjetin social “Facebook” bën thirrje që qytetarët të bëhen bashkë për të votuar ndryshimin.
Garo shprehet se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të bashkohen për ta intregruar Shqipërinë në Europë. “Ka ardhur koha të vendosim për fatin e vendit tonë. Të shohim me vizion drejt të ardhmes. Të ndihemi pjesë e diçkaje më të madhe, ta shohim Shqipërinë në modelin e duhur, të aspirojmë të ndërtojmë një klimë të sigurt për investimet e huaja, të mirëpresim më shumë turistë në malet e bregdetin tonë të mrekullueshëm. Të kemi më shume vende punë, një treg më të madh për sipërmarrësit, një zhvillim shume me te madh ekonomik… Ka ardhur koha të bashkohemi për ta integruar Shqipërinë në Europë.
Ëndrra jonë e pa-realizuar, ka ardhur momenti të bëhet realitet. Ne, gjenerata e re e Partisë Demokratike, me Lulzim Bashën kryeministër- kemi mision të menjëhershëm t’i plotësojmë të gjitha kushtet për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Më 25 Prill duke votuar 9 , ne do ta ndryshojmë Shqipërinë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, thuhet në videomesazhin e publikuar./abcnews.al/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like