Një italian është rrahur në Bit Pazar

Estimated read time 1 min read

Një italian është rrahur në Bit Pazar

Një shtetas italian është gjetur i rrahur në zonën e Bit Pazarit, njofton policia e Shkupit.

Dje (22.11.2023) në orën 02:00 në Komisariatin e Policisë Bit Pazar, Urgjenca Mjekësore ka njoftuar se F.R.(23) nga Italia është konstatuar me lëndime në zonën e Bit Pazarit.

Sipas njoftimit, ai është sulmuar fizikisht nga disa persona në zonën e Qendrës, pasi paraprakisht kishte hyrë në automjetin e tyre.

Advertisement

Siç raportohet, ata kanë përdorur edhe një objekt të mprehtë gjatë sulmit. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like