Zaevi do të shkarkojë drejtorin e Inspektoratit të Tregut, ja arsyeja?!

Stojko Paunovski është një mik i afërt i imi, megjithatë do të kërkoj nga shërbimet e qeverisë, nga zëvendës kryeministri Ljupço Nikollovski, që nëse ka bazë për shkarkimin e tij, të fillojnë procedurën.
Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, pasi paraprakisht drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Stojko Paunovski, refuzoi të pranojë të gjithë nga 35 punonjësit sipas Marrëveshjes Kornizë të cilët qeveria I shpërndau në këtë drejtori, shkruan Zhurnal.
“Është e papranueshme që në bazë ditore të polemizoni përmes mediave me zv/kryeministrin, dhe tani edhe me kryeministrin. Bëhet fjalë për një agresivitet që nuk lejohet. Ekziston një hierarki në qeveri, dihet se si duhet të funksionojë”, tha Zaev.
Kreu i qeverisë tha se tashmë ka një pretekst për shkarkimin e Paunovskit dhe pret që shërbimet të fillojnë një procedurë.
Zaev theksoi se bëhet fjalë për bashkëqytetarë tanë, të cilët nuk punuan për një kohë ndonëse merrnin pagë, për çka tani janë rishpërndarë sipas kualifikimeve të tyre.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, tha më herët se është zhgënjyer me kryeministrin Zoran Zaev sepse nuk mund të gjente mirëkuptim për vendimin e tij, që mos të pranoj 35 punonjësit siç tha të pakualifikuar të marrëveshjes Kornizë, të cilët u caktuan në inspektoratin e tij.
Nga një total prej 1.349 punonjës, 1.182 sosh janë dakorduar të vendosen në institucionet e vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like