• 20-04-2021

Zbulohen agjentët rus që deshën ta hel*mojnë Navalnyn, kundërshtarin e Putinit

Të paktën tetë agjentë të fshehtë rusë morën pjesë në hel*mimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, sipas mediave që morën pjesë në hetimin e gjerë. Midis tyre është edhe revista gjermane “Spiegel”, shkruan DW.

Alexei Navalny me sa duket u hel*mua si pjesë e një operacioni kompleks të kryer nga agjentët e shërbimit sekret rus FSB – kështu të paktën pretendojnë disa media ndërkombëtare që kanë hetuar rrethanat e hel*mimit të politikanit rus. Të paktën tetë agjentë të FSB-së janë identifikuar, shkruan revista gjermane “Spiegel”, e cila mori pjesë në hulumtim me platformat kërkimore “Bellingcat” dhe “The Insider”, pra kanali televiziv amerikan informativ CNN.
Janë gjashtë agjentët që kryen veprimin drejtpërdrejt dhe dy agjentë të tjerë që me sa duket drejtuan operacionin. Vetë Navalny foli për këto raporte përmes Instagramit.

“Unë e di kush donte të më vr*iste”, shkroi ai, duke postuar fotografinë e tetë burrave.
Spiegel shkruan se, kryesisht mbi bazën e analizës së të dhënave për përdorimin e telefonisë mobile, GPS dhe të dhënave të ngjashme për vendndodhjen, ai ishte që nga viti 2017 në shënjestrën e ekipit të FSB-së. Sipas revistës gjermane, agjentët e FSB fluturuan (para tij) më shumë se 30 herë në destinacionet për në të cilat udhëtoi gjithashtu Navalny – dhe u kthyen në Moskë pak më vonë.

 

Zbulohen agjentët që tentuan ta mbysnin kritikun e Putinit, Alexei Navalny

Read Previous

Serbia i ndërpret Kosovës furnizimin me energji elektrike

Read Next

Janë pranuar 40 pacientë të ri në kovid-qendrat në Shkup, gjithsej po trajtohen 495 pacientë

%d bloggers like this: