• 29-07-2021

Zaev: T’i tejkalojmë sfidat me durim dhe mençuri

Sot e festojmë Shën Klimentin e Ohrit, mendje e gjallë e historisë sonë dhe historisë së popujve të tjerë të Ballkanit, nxënës i iluministëve mbarësllovenë – Vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe themelues i Shkollës së Ohrit, e njohur edhe si “universiteti i parë ballkanik dhe evropian”, shkroi sot në Fejsbukun e tij kryeministri Zoran Zaev.

Me Shën Klimentin e Ohrit, qëndron në urimin me rastin e festës, janë të lidhura edhe fillimet e shkrim-leximit maqedonas dhe emrin e tij sot me dinjitet e mbajnë universite, fakultete, shkolla.

“Shkrimet thonë se përgjatë Shkollës së Shën Klimentit të Ohrit kanë kaluar rreth 3.500 nxënës. Ky është numër impozant për kohët e atëhershme, ndërsa gjithsesi, është impozant edhe sot. Kjo dëshmon edhe për aftësinë e jashtëzakonshme organizative, por edhe të bashkimit të mësuesit të shenjtë nga Ohri në frymën e bashkimit të krishterë. Njerëzit kishin dëshirë për ushqim dhe mbështetje shpirtërore, për shkencë, për të vërtetë. Si edhe sot. Sot, maqedonasit dhe gjuha maqedonase janë të shënuara në thesarin e popujve dhe gjuhëve botërore, dhe askush më nuk ka dilema për autenticitetin e saj, dhe secili kontestim është në kundërshtim me këto fakte. Kjo është realizuar në një vazhdimësi të pashmangshme historike në të cilën vend të saj të rëndësishëm ka edhe vepra e madhe e Shën Klimentit, si dhe veprat e të gjithë të mëdhenjve të tjerë kishtarë dhe shpirtërorë në rendin e historisë sonë, të ndërtuara në krijimin dhe afirmimin e identitetit të popullit maqedonas”, thuhet në urimin e Zaevit.

E kompletuam letërnjoftimin tonë në KB me gjuhën maqedonase, ndërsa veçantia e gjuhës maqedonase dhe e alfabetit të saj cirilik është pranuar edhe në Bashkimin Evropian, i cili, thekson kryeministri Zaev, pashmangshëm e respekton diversitetin gjuhësor dhe në të cilën përmes gjuhës maqedonase është pranuar edhe veçantia e identitetit maqedonas, në bashkësinë e 500 milionë njerëzve, e themeluar nën moton “Të bashkuar në diversitet”.

Siç shkroi në profilin e tij në Fejsuk, respektimi i diveristetit gjuhësor është vlerë themelore e BE-së. Konventa për të drejtat themelore të BE-së, nënvizohet, ndalon diskimin në bazë gjuhësore dhe e obligon Unionin që ta respektojë diveristetin gjuhësor.

“Sfida ka pasur dhe do të ketë. Siç ka pasur sukses Shën Klimenti i Ohrit në misionin e kohës së saj, jemi të thirrur që edhe ne t’i ruajmë shenjat e identitetit tonë të qartë maqedonas dhe t’i tejkalojmë sfidat me durim dhe mençuri, siç na ngjan si popull dhe si shtet”, tha kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në urimin e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.

Read Previous

Pjaniç: Ronaldo gjithmonë i përgatitur

Read Next

Përfitojnë kazinotë, përfiton edhe shteti

%d bloggers like this: