• 21-04-2021

Zaev: Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së Këshilli të Sigurimit deklaroi se më së voni deri nesër do të mund të shpallet gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit.

“Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës”, deklaroi kryeministri Zaev.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk përjashtohet mundësia për një mbyllje të re, por që sipas tij për momentin kjo nuk po shqyrtohet.

“Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore, por për momentin nuk po shqyrtohet kjo mundësi. E dini se kjo është nën kompetenca të Komisionit. Detyra ime është të informojë qytetarët që gjendja e krizës nuk ka lidhje me orën policore”, pohoi Zaev./Alsat

Read Previous

Filipçe: Pas shpalljes së gjendjes së krizës, do të kemi në dispozicion edhe kapacitetet e spitaleve private

Read Next

Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend

%d bloggers like this: